Të lodhur por jo të mundur: Ushtarët ukrainas vazhdojnë luftimin në Bahmut

Fytyra me baltë e një ushtari ukrainas që u kthye nga lufta afër Bahmutit më 15 prill.

Luftëtarët e Kievit po mbajnë ende qytetin e rrethuar lindor, Bahmut, pavarësisht luftimeve intensive brutale midis forcave ushtarake ukrainase dhe ruse.

Ndërsa luftimet intensive vazhdojnë pandërprerë, forcat e Kievit po i ndërrojnë trupat e tyre në një vend të pazbuluar për t'u dhënë atyre kohë aq të nevojshme për të pushuar dhe për t'u rikuperuar përpara se të kthehen në luftim.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më 16 prill se njësitë mercenare Wagner kishin kapur dy blloqe të tjera të qytetit në pjesën veriperëndimore dhe juglindore të Bahmutit. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

“Beteja të përgjakshme të paprecedentë në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatiy, një zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës.

"Ushtarët tanë po japin maksimumin e tyre në betejat e përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake (të armikut) dhe për të thyer moralin e tij. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses", tha ai për kanalin televiziv 1+1. 

Kievi kishte gjasa ta braktiste Bahmutin në fund të shkurtit, por njoftoi se do të luftonte me qëllimin për t'u shkaktuar më shumë dëme forcave të Moskës.
 

Një emblemë me kokën e presidentiti rus, Vladimir Putin, të ngulur në një sfurk tredhëmbësh, shihet në rrobat e një ushtari ukrainas që sapo ishte kthyer nga Bahmuti.

Një pastor gjerman i quajtur Bas shoqëron njësinë e mortajistëve "Edelweiss" pas kthimit të tyre nga luftimet e ashpra pranë Bahmutit. Njësia e shpëtoi qenin gjatë një misioni pranë Kievit verën e kaluar dhe që atëherë, ai ka udhëtuar me ta në vende të ndryshme në krye të detyrës përgjatë vijës së frontit.
 

Kievi pranon se forcat e tij kanë paguar një çmim të lartë për të mbrojtur "Fortesën e Bahmutit", një qytet me një popullsi prej rreth 70.000 njerëz para luftës. Përballja brutale është quajtur beteja më e përgjakshme e këmbësorisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ushtarët ukrainas duke pushuar brenda strehës së tyre më 14 prill.

Megjithëse marrja e kontrollit të "mullirit të mishit" të Bahmutit, ku mijëra ushtarë vlerësohet të jenë vrarë nga të dyja anët, do të ishte një fitore kryesisht simbolike për Moskën, ajo do t'i lejonte forcat e saj të përqëndroheshin në garnizonet ukrainase rreth Çasiv Jarit dhe më thellë, në rajonin e Donjeckut.

Predha mortajash të papërdorura shihen pranë një këndi për gatim.

Ushtarët ukrainas duke përgatitur ushqim në strehën e tyre.

 

Ikonat fetare zbukurojnë murin ku pushojnë ushtarët ukrainas.

Një ushtarak ukrainas tymos një cigare pasi u kthye nga luftimet e ashpra pranë Bahmutit më 15 prill.

Ukraina ka treguar se së shpejti do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor. Fillimi i tij është vonuar, për shkak të një kombinimi faktorësh, duke përfshirë motin, dërgesat e ngadalta të pajisjeve dhe sasinë e pamjaftueshme të municionit, tha Kievi.

Ushtarët ukrainas që luftojnë në vijën e frontit në Bahmut ndërrohen për një pushim dhe rikuperim shumë të nevojshëm përpara se të kthehen prapë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)