"S'kemi më emocione": Ushtarët ukrainas reflektojnë për njëmijë ditët e luftës

Your browser doesn’t support HTML5

Teksa vendi i tyre shënoi 1000 ditë luftë, ushtarët ukrainas në vijën e frontit folën me projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, për konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë. Dmytro, ushtar ukrainas që po lufton prej fillimit të pushtimit nga Moska më 2022, tha se kur kishte nisur lufta, ai nuk kishte pasur frikë – por, tani, pas vitesh luftime, ai sikur nuk ka më emocione. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)