Rrethimi i Gazës: Ushtarët izraelitë në ndjekje të militantëve të Hamasit
Nënkoloneli izraelit, Ido, duke shikuar nëpër një dhomë gjumi të dëmtuar nga luftimet, e cila ndodhet, siç pretendon ai, mbi një punishte që përdorej për prodhimin e armëve brenda një ndërtese banimi nga grupi militant palestinez, Hamas, në veri të Rripit të Gazës, më 8 nëntor 2023.
Ushtarët izraelitë brenda një objekti pothuajse të shkatërruar në mes të pushtimit të vazhdueshëm tokësor kundër grupit militant palestinez, Hamas, në veri të Rripit të Gazës, 8 nëntor 2023.
Ushtarët izraelitë brenda një punishteje, për të cilën ata pretendojnë se është përdorur nga Hamasi, për prodhimin e armëve dhe ndodhet në katet e poshtme të një ndërtese banimi në veri të Rripit të Gazës më 8 nëntor.
Një ushtar izraelit qëndron pranë gjërave që gjetën brenda punishtes, për të cilën ata pretendojnë se përdorej për prodhimin e armëve, në katet e poshtme të një ndërtese banimi në veri të Rripit të Gazës më 8 nëntor.
Ushtarët izraelitë qëndrojnë në mes të rrënojave të ndërtesave në veri të Rripit të Gazës.
Një ushtar izraelit brenda punishtes së shkatërruar nga zjarri.
Ushtarët izraelitë duke ecur nëpër krateret e krijuara nga raketat në veri të Rripit të Gazës, 8 nëntor 2023.
Ushtarët izraelitë shihen nga një vrimë e madhe e krijuar nga dëmtimi i një muri si pasojë e sulmeve me artileri.
Një tjetër ushtar izraelit brenda një objekti të dëmtuar.
Që kur nisi lufta, pas sulmit të Hamasit në Izrael që la të vrarë 1.400 persona, ushtria izraelite ka sulmuar nga ajri lagjet e banuara në Rripin e Gazës, duke thënë se sulmet kanë në shënjestër sistemin e tuneleve të Hamasit apo komandantët e këtij grupi.
I zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli është hakmarrë me bombardime të vazhdueshme dhe ofensivë tokësore, e cila sipas autoriteteve palestineze i ka vrarë mbi 10.500 njerëz, shumica prej tyre fëmijë.
Një ushtar izraelit duke shikuar ndërtesat e dëmtuara nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, 8 nëntor 2023.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar vazhdimisht mundësinë e armëpushimit, derisa të lirohen mbi 200 pengje të marra prej Hamasit.
Ushtarët izraelitë janë përballur nëpër lagjet e Gazës me militantët e grupit palestinez Hamas.
Një ushtar izraelit i fotografuar brenda një objekti të shkatërruar në Rripin e Gazës më 8 nëntor. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha të mërkurën se forcat e tij janë duke “ashpërsuar rrethimin” në qytetin e Gazës.