Protestojnë kundër Trumpit e përleshen me policinë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Nju Meksiko të SHBA-ve ka pasur përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve, jashtë një qendre ku po mbahej një tubim zgjedhor i Donald Trumpit. Policia aty përdori granata tymi dhe sprej, në kohën kur një grup njerëzish protestonin kundër kandidatit të mundshëm republikan në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, dhe gjuanin në drejtim të policisë, jashtë Qendrës Albuquerque, natën e vonë të 24 majit. Brenda, fjalimi i Trumpit u ndërpre disa herë nga protestuesit. (AP)