Uragani Ian godet Floridën

Your browser doesn’t support HTML5

Uragani Ian goditi të mërkurën shtetin e Floridës me erëra të forta, shira të dendur e stuhi duke shkaktuar përmbytje dhe shkatërrim. Që nga mbrëmja e së mërkurës, rreth 2.3 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Uragani, një stuhi e kategorisë 4 pas mbërritjes, gradualisht është duke humbur forcën dhe është vlerësuar se tani është në kategorinë e parë. Guvernatorët e katër shteteve në SHBA shpallën paraprakisht gjendjen e jashtëzakonshme. Pasi të zhvendoset nga Florida, meteorologët parashikuan se uragani Ian do të shndërrohet në një stuhi tropikale.