Ura që bashkon binjakët e ndarë nga koronavirusi

Your browser doesn’t support HTML5

Të ndarë nga COVID-19, binjakët 73-vjeçarë suedezë, Ola dhe Pontus Berglund, takohen çdo të shtunë, në një urë që lidh Norvegjinë dhe Suedinë, secili në anën e tij të kufirit. Për shkak të masave aktuale kundër pandemisë, ata s’mund ta vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpi, apo ta kalojnë vijën e hollë kufitare ndërmjet tyre. Por, tek ura, vëllezërit marrin karrige kampistësh, termose dhe sandviçë, dhe kënaqen së bëri muhabet. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)