Shembja e urës në Baltimor: Veturat fundosen në lumë
Një pamje e anijes së ngarkesave Dali, e cila e goditi në urën Francis Scott Key duke shkaktuar shembjen e saj në Baltimor, Merilend, SHBA, 26 mars 2024.
Një pamje e përgjithshme tregon urën pas shembjes nga ana e Baltimorit.
“Të gjitha korsitë nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të incidentit në I-695 Bridge”, thanë autoritetet e transportit në Mariland.
Një marinar i plagosur nga anija e mallrave Dali, bartet në një autoambulancë pasi u largua nga anija, pas shembjes së urës Francis Scott Key, në Baltimor më 26 mars 2024.
Pamje e urës Francis Scott Key pas shembjes si pasojë e goditjes nga një anije, e cila pastaj shpërtheu në zjarr.
Anija e goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të urës Francis Scott Key, duke shkaktuar shembjen e saj, ndërsa disa vetura që ishin në urë, përfunduan në uj.
Dy njerëz u nxorën nga uji, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimor, James Wallace.
Një anije e Rojës Bregdetare të SHBA-së.
“Kjo është një gjendje serioze emergjente”, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimor, duke shtuar se, "përqendrimi ynë tani është të tentojmë t'i shpëtojmë këta njerëz".
Cartwright tha se është shumë herët të dihet se sa njerëz janë prekur nga ky incident, por ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar shtatë njerëz në ujë dhe e cilësoi shembjen e urës si "një ngjarje që mund të ketë shumë viktima".
Një anije e Rojës Bregdetare të SHBA-së siguron perimetrin, pasi anija e ngarkesave Dali u përplas në urën Francis Scott Key duke shkaktuar shembjen e saj në Baltimor.