Rritet interesimi për "bukurinë brutale" të ish-Jugosllavisë
Kulla Karaburma në Beograd, e cila njihet edhe si "Ndërtesa Toblerone", është ndërtuar më 1963. Ky bllok i apartamenteve është vetëm një nga monumentet e ndërtura në kryeqytetin e ish-Jugosllavisë në stilin e arkitekturës së vrazhdë.
Kulla Genex gjendet në periferi të Beogradit. Arkitektura brutale ka qenë stil i përhapur në vitet 1950 dhe 1960, që ekspozon copëza të mëdha të betonit.
Zyra e Postës Qendrore në Shkup, Maqedoni e Veriut. Stili i vrazhdë që ishte pëlqyr nga arkitektët jugosllavë, ishte përhapur shumë në ndërtimin e rajonit pas Luftës së Dytë Botërore.
Apartamentet në lindje të Beogradit, të finalizuara më 1976. Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, arkitektura brutale në ish-Jugosllavi ishte "supozuar të tregonte fuqinë e shtetit në mes të të dyja botëve, demokracisë perëndimore dhe lindjes komuniste, me qëllim të krijimit të rrugës së vet dhe një utopie shoqërore".
Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë. Disa dekada pas përfundimit të luftërave, shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe mbajtjes së një ekspozite në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork, interesimi në arkitekturën brutale të Ballkanit është rritur djeshëm.
Një pjesëtar i sigurisë duke ecur brenda një salle të panairit në Beograd.
Zyrtarët e Beogradit janë duke konsideruar mundësinë e përfitimit nga interesimi për arkitekturën e ish-Jugosllavisë, duke hapur për vizitorë Pallatin e Serbisë (që po shihet në fotografi).
Enterieri i pallatit, që është kompletuar më 1959, aktualisht hap dyert për publikun një herë në vit.
Qilimat me gjela brenda Pallatit të Serbisë. Përgjegjësi për krijim të ndërtesës qeveritare ka mirëpritur vendimin për hapje të Pallatit të Serbisë, duke thënë se "është turp që të mbahet kjo kryevepër larg syrit të publikut".
Si krijime ikona të ish-Jugosllavisë përmenden edhe përmendoret, sikurse kjo në Petrova Gora në Kroaci, që përkujton betejat dhe masakrat nga Lufta e Dytë Botërore.
Një përmendore varri në Tjentishte në Bosnje Hercegovinë, e quajtur "Beteja Sutjeska".
Miodrag Zhivkoviq, arkitekti i famshëm i përmendores në Tjentishte, e cila është kompletur më 1971. Zhivkoviq, 91-vjeçar, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se ai ka vendosur të përdorë betonin sepse "është material stabil, dhe më i lehtë për të punuar".
Një restorant rrotullues mbi Kullën Genex në Beograd.
Spitali nëDubravë të Zagrebit. Alan Braun, mësues në kryeqytet i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters: Tani ka kaluar shumë kohë prej kur kanë përfunduar luftërat e vitit 1990 dhe njerëzit kanë filluar të vlerësojnë arkitekturën e Jugosllavisë".