Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.
“Tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e ditës së djeshme, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Ai shtoi se kjo agjenci e OKB-së nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë.
SHIKONI EDHE:
Kërkimi nën rrënoja... Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj pas tërmeteveNë orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet prej 7.8 ballësh. Më vonë gjatë të hënës, edhe një tërmet i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit goditi Turqinë.
Dy tërmetet e fuqishme, dhe qindra goditje të tjera pasuese, shkaktuan mbi 5.000 viktima në dy shtetet. Po ashtu, mijëra persona konsiderohen të zhdukur, pas shembjes së shumë ndërtesave.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, përderisa dhjetëra vende në mbarë botën kanë ofruar ndihmë për të gjetur të mbijetuar të tjerë.