Banorët strehohen në metronë e Kievit
Civilët duke u strehuar në metronë e Kievit. Kryeqyteti ukrainas ka disa prej stacioneve më të thella të metrosë në botë, teksa njëra prej tyre është mbi 100 metra nën tokë.
Një grua me fëmijën e saj strehohet nga granatimet në stacionin e një metroje në Kiev më 24 shkurt. Fëmija e saj mban në duar flamurin kombëtar të Ukrainës.
Disa persona qëndrojnë në stacionin e një metroje në Kiev, nga frika e sulmeve ajrore ruse.
Pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore, shumë qytetarë u strehuan në stacionet e metrove në Kiev. Më 24 shkurt, Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës.
Disa vajza të strehuara në sistemin e metrosë së Kievit, teksa autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia po sulmon me artileri dhe përmes sulmeve ajrore.
Stacionet e metrove më 24 shkurt u bën strehë për shumë banorë të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Pas nisjes së operacionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet në Kiev shpallën gjendje lufte.
Disa nga civilët kanë marrë me vete çanta me gjësendet e tyre personale, teksa Rusia po e sulmon Ukrainën në shumë fronte.
Një çift së bashku me fëmijën e tyre janë strehuar në një stacion metroje në Kiev.
Banorët e Kievit, të strehuar në sistemin e metrosë, informohen për zhvillimet e fundit përmes telefonëve të tyre, teksa operacioni rus vazhdon.
Kjo grua qan teksa shikon telefonin e saj. Operacioni ushtarak rus nisi në orët e para të 24 shkurtit, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ky ishte një operacion për "çmilitarizimin" e Ukrainës.