Britania paralajmëron Rusinë: Mos e pushtoni Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë takimit në nëtor të vitit 2021 me ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace.

Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e perëndimit në rast të pushimit të Ukrainës.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, se askush nuk do të fitonte nga pushtimi agresiv i një shteti sovran.

Ai tha po ashtu se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalshme”.

“Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së.

“Rusët janë duke rritur akoma numrin e trupave. Ata po planifikojnë të fillojnë një stërvitje strategjike bërthamore së shpejti”, tha Wallace.

SHIKONI EDHE: Britania: Rusia dëshiron të instalojë një lider pro-rus në Ukrainë

Wallace tha të enjten më 10 shkurt se Britania mund të dërgojë trupa të tjera për të ndihmuar në mbështetjen e aleatëve të saj në Evropën Lindore dhe Jugore nëse kërkohet.

Ndërkohë, Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake që pritet të zgjasin 10 ditë.