Kujdesi për të moshuarit në zonën e përjashtimit të Çernobilit

Yevdokia Beznoshchenko, 78 vjeçe, pret para shtëpisë së saj në Zonën e Përjashtimit të Çernobilit në Ukrainën veriore, më 18 tetor.

Aksidenti bërthamor që ndodhi më 26 prill 1986, në Çernobil të Ukrainës, kontaminoi afërsisht 150.000 kilometra katrorë tokë në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë dhe detyroi afro 200.000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ushtarët ukrainas duke kaluar një lumë pranë një ure të shkatërruar ndërsa u ofrojnë ushqim dhe ilaçe civilëve që jetojnë në zonën e përjashtimit.

Pavarësisht nga rreziqet e ekspozimit të lartë ndaj rrezatimit, disa të moshuar kanë zgjedhur të kthehen dhe të jetojnë në zonën e tyre pa energji elektrike dhe pa qasje të lehtës me pjesën tjetër të botës. 

Pavarësisht se Kievi po lufton me forcat e Kremlinit në lindje, ushtria e tij po vazhdon t'i ndihmojë ata që jetojnë në zonë.

Ushtria ruse mori kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit më 24 shkurt 2022 pasi filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë. Me urat e shkatërruara, qasja e banorëve në furnizime dhe ndihmë mjekësore u ndërpre papritur.
 

Ushtarët ukrainas duke bartur ushqime nga një varkë, të cilat do t'u dërgohen banorëve të moshuar.

 

Beznoshchenko shihet brenda shtëpisë së saj ndërsa ushtarët ukrainas mbërrijnë për të ofruar ndihma dhe furnizime.

Megjithëse asnjë fëmijë nuk lejohet të jetojë zyrtarisht në zonë për shkak të niveleve të larta të rrezatimit, është regjistruar një lindje zyrtare.

Beznoshchenko shikon ndërsa ushtarët punojnë për të riparuar shtëpinë e saj.

Sipas të dhënave të vitit 2013 të publikuara nga qeveria ukrainase, 200 deri në 2000 njerëz mendohet se banojnë në zonën e përjashtimit.

Një tjetër pensionist i moshuar që banon në zonën e përjashtimit është 89-vjeçari Ivan Troyanok.

Edhe refugjatët që ikën nga luftimet më 2014 në Donbas, janë zhvendosur gjithashtu në zonë.

Troyanok duke folur me një mjek ushtarak në shtëpinë e tij.

Asnjë shifër për numrin e njerëzve që jetojnë në zonë nuk ësht publikuar që nga viti 2013.