Dronët ukrainas kanë sulmuar një depo të karburanteve dhe një uzinë për përpunimin e hekurit në rajonin kufitar rus të Kurskut, duke nxitur një zjarr në një rezervuar karburanti, tha guvernatori rajonal më 6 mars.
“Rajoni Kursk u sulmua nga Ukraina. Një dron sulmoi një depo të karburanteve dhe lubrifikantëve”, tha guvernatori i rajonit Kursk, Roman Starvoyt përmes një postimi në Telegram.
Dy orë më vonë, tha ai, një tjetër dron goditi një depo në uzinën e hekurit në qytetin Zheleznogorsk, që gjendet rreth 90 kilometra larg kufirit nga Ukraina.
SHIKONI EDHE: Shpërthim dhe zjarr në një depo nafte në Belgorod të RusisëAi shtoi se sulmi shkaktoi një zjarr në një rezervuar karburantesh, por pa pasoja në njerëz.
Muajt e fundit, Kievi ka lansuar një valë të sulmeve me dronë ndaj ndërtesave energjetike të Rusisë, duke tentuar që të shënjestrojë sektorin kyç të energjisë dhe gazit, pasi ka argumentuar se Rusia përdor të ardhurat e këtij sektori për të financuar luftën në Ukrainë.
Guvernatori i Kurskut ka paralajmëruar banorët për sulme të reja në të ardhmen dhe ka urdhëruar që të strehoheshin në dhoma pa dritare dhe me mure të trasha.
Guvernatori i rajonit fqinj të Belgorodit po ashtu tha se Ukraina ka sulmuar me dronë dhe artileri gjatë natës. Vyacheslav Gladkov raportoi për disa dëme, por shtoi se nuk ka viktima.