Ukraina thotë se ka rrëzuar 14 dronë të Rusisë

Një ushtar ukrainas i një njësie kundër dronëve. Fotografi nga arkivi.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të 14 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 gusht.

Dronët Shahed – të prodhimit iranian – u rrëzuan mbi gjashtë rajone ukrainase, përfshirë mbi zonat afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.

Nuk ka raportime për viktima nga sulmet me dronë dhe raketa që Rusia kreu gjatë natës në Ukrainë.

SHIKONI EDHE: Rusia pretendon se Ukraina ka përdorur raketa amerikane në Kursk


Ushtria ukrainase tha po ashtu dronët u lëshuan nga rajoni rus i Kurskut. Në këtë rajon, që nga 6 gushti, Ukraina po kryen një inkursion.

Deri më tani, ushtria ukrainase ka pretenduar se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime në një zonë prej 1.150 kilometrash të këtij rajoni rus.