Fëmijëve në Ukrainë po u mohohet fëmijëria e tyre, tha një përfaqësues nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për fëmijë, Unicef.
Joe English, i cili ndodhet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, tha për BBC-në se Unicef ka verifikuar vdekjen e 50 fëmijëve që nga pushtimi i Rusisë.
“Ka të ngjarë që numri i vërtetë të jetë shumë më i madh”, tha ai.
"Kjo nuk është një fëmijëri. Ne duhet t’u ofrojmë këtyre fëmijëve paqe dhe një mundësi për të filluar rindërtimin e jetës së tyre”, tha ai.
Your browser doesn’t support HTML5
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, tha se të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur prej kur Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.
Shumica e viktimave janë raportuar në Kiev, Harkiv, Donjeck, Çernihiv, Sumi, Herson, Mikollaiv dhe Zhitomir.
Mbi 410 institucione edukative janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 janë të shkatërruara plotësisht.
Të paktën 11 spitale besohet të jenë bombarduar, po ashtu.