Sulmet ruse me dronë para agimit tronditin Kievin
Mbrojtja ajrore ukrainase qëllon mbi dronët e prodhuar nga Irani gjatë një vale sulmesh ruse në Kiev më 30 maj. Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë autoritetet ukrainase, duke shtuar se shumica e dronëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Një droni i është prerë rruga gjatë sulmit të tretë ajror rus në kryeqytet në 24 orët e fundit. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha në Telegram se zjarret shpërthyen në disa lagje të kryeqytetit dhe mbeturinat që binin, i vunë flakën një ndërtese të lartë në lagjen Holosijivski të Kievit.
Një burrë i plagosur pranë një ndërtese banimi që u dëmtua gjatë sulmeve masive ruse me dronë në Kiev.
"Një person vdiq. Gjithsej, katër viktima u shtruan në spital në rrethin Holosijivskiy. Mjekët ofruan ndihmën e parë në vend", shkroi Klitschko, duke shtuar se 20 persona u evakuuan.
Një ndërtesë banimi është dëmtuar gjatë sulmeve ruse në Kiev.
Punonjësit e emergjencës duke shuar zjarrin në një makinë të parkuar të shkaktuar nga rënia e mbeturinave nga sulmi me dron rus në lagjen Peçerski të Kievit.
Një grua duke shikuar ndërtesën ku banonte, e cila u dëmtua nga sulmi me dron herët në mëngjes. Ushtria ukrainase tha se u sulmua pak para mesnatës vetëm nga dronë të prodhuar nga Irani dhe zgjati deri në orën 4:30 të mëngjesit.
Një grua e plagosur si pasojë e sulmeve me dronë në ndërtesën e banimit në Kiev, shihet e shtrirë në një ambulancë.
Banorët e evakuuar shikojnë drejt ndërtesës së tyre të banimit të dëmtuar ndërsa zjarrfikësit po shuajnë flakët.
Burrat ndihmojnë një grua teksa ajo largohet nga banesa e saj e dëmtuar nga sulmet ruse.
Banorët e evakuuar përqafojnë njëri-tjetrin derisa presin jashtë.
Një grua pastron xhamat e thyer nga dritarja e ndërtesës së dëmtuar gjatë sulmit.
Ushtria e Ukrainës pretendon se pothuajse të gjithë dronët u rrëzuan në periferi të Kievit dhe mbi kryeqytet.
Një zjarrfikës duke ecur pranë makinave të dëmtuara gjatë sulmeve ruse me dronë.
Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë pas një qetësie prej gati dy muajsh, duke synuar objektet dhe furnizimet ushtarake me valë sulmesh disa herë në javë.
Një zjarrfikës duke qarë në vendin e sulmit me dron në ndërtesë. Sulmi ishte i 17-ti në Kiev vetëm gjatë majit.