Minierat e Ukrainës në duart e grave
Natalya, 43 vjeçe, dhe Krystyna, 22 vjeçe, përgatiten për të hyrë thellë nën tokë në një minierë qymyri në rajonin e Dnipropetrovskut më 17 nëntor.
Rreth 1000 burra që kanë punuar më parë në këtë minierë, tani janë në shërbim në vijën e frontit, kurse 42 janë vrarë. E ballafaquar me mungesë personeli, miniera për herë të parë në historinë e saj i ka lejuar gratë që të punojnë nën tokë.
Natalya dhe Krystyna duke kaluar në dhomën e zhveshjes të meshkujve.
Krystyna e nisi këtë punë katër muaj më parë, pasi tejkaloi shqetësimet për të lënë të birin 4-vjeçar në shtëpi me nënën e saj. Vendlindja e saj, Pavlohrad, është 100 kilometra nga fronti, por shpesh goditet nga raketat ruse.
Duke punuar në një thellësi prej 470 metrash, Krystyna është përgjegjëse për mirëmbajtjen e trenave të minierës që transportojnë punëtorë mbi 4 kilometra nga boshti i ashensorit për në shtresat eNjë grua drejton një ashensor në minierë.
Industria e qymyrit në Ukrainë, dikur një nga më të mëdhatë në Evropë, ka pësuar dekada rënie që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në një fushë që dikur ishte ekskluzivisht mashkullore, gratë po përballen me sfidën e punës në minierat e saj. mihjes së qymyrit.
Një grua duke operuar me një ashensor në minierë.
Industria e qymyrit në Ukrainë, dikur një nga më të mëdhatë në Evropë, ka pësuar rënie që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Nga një fushë që dikur ishte ekskluzivisht për burrat, gratë po përballen me sfidën e punës në minierat e saj.
Krystyna pret pajisjet para se të zbresë me ashensor në horizontet e minierës.
Edhe pse kishte disa përjashtime, grave kryesisht iu ndalua të punonin nën tokë nga qeveria, e cila e konsideronte punën tepër të lodhshme fizikisht për gratë -- një politikë e zbatuar që nga epoka sovjetike.
Një minatore duke kontrolluar fanarët.
Pas shfuqizimit të vendimit të ndalimit gjatë kohës së luftës, rreth 400 gra tani punojnë nën tokë, megjithëse kjo është vetëm 2.5 për qind e fuqisë totale të punës nëntokësore. Një kryepunëtor që nuk donte të identifikohej tha se pasi shumë nga minatorët u vranë ose u plagosën, ata presin që gratë të vazhdojnë të punojnë në miniera edhe shumë kohë pas përfundimit të luftës.
"Këtu tani ka vetëm gra. Ne nuk mund t'i lëmë të gjitha këto dhe të shkojmë për punë të tjera, duke i zhgënjyer djemtë tanë", tha Krystyna.
Vëllai i saj i madh punonte në të njëjtën minierë.
"Ai iu bashkua ushtrisë dy javë pas fillimit të pushtimit të plotë nga Rusia më 2022", tha Krystyna, duke shtuar se ajo është shumë e shqetësuar për të.
Natalya mat temperaturën e një baterie treni.
"Kam punuar në një dyqan që shiste makina larëse. Kur shpërtheu lufta, dyqani u mbyll. Pashë një njoftim pune dhe erdha në minierë. Bëra një kurs trajnimi dhe pastaj fillova të punoj këtu".
Natalya gjatë punës në minierë.
Natalya dhe Krystyna duke zëvendësuar një bateri të trenit të minierës.
Natalya dhe Krystyna derisa udhëtojnë në ashensor.
"Kjo është me të vërtetë punë për burra. Është një punë e vështirë", tha Natalya, para se të shtonte: "Unë mendoj se në të ardhmen, edhe më shumë gra do të punojnë këtu".