Fortifikohet Odesa

Teatri Kombëtar Akademik i Operas dhe Baletit. Historianët rikujtojnë se hera e fundit që dukej kështu ishte në vitin 1941, kur Odesa u rrethua nga nazistët.

Banorët e Odesës nuk mund të mos e përsërisnin shakanë tashmë të famshme rreth asaj që rojet kufitare ukrainase në ishullin e vogël Zmiinyi i thanë një luftanijeje ruse kur u kërcënuan me bombardime.

Vetëm ata banorë që jetojnë aty lejohen të hyjnë në qendër të qytetit.

Në mesin e luftëtarëve ka të rinj e të moshuar - të gjithë thonë se janë të gatshëm të zmbrapsin një sulm rus.

Një luftëtar në njërën prej disa pikave të kontrollitnë Odesa.

Pikat e kontrollit funksionojnë në disa vende. Vullnetarët thonë se dhjetëra diversantë tashmë janë ndaluar në qendër. Një pohim i tillë nuk mund të konfirmohet zyrtarisht.

Banorëve u kontrollohen dokumentet teksa kalojnë në zonat e fortifikuara.

Një tjetër pikë kontrolli në qytetin e fortifikuar Odesa.

Barrikada anti-tanke janë vendosur në rrugë për të zmbapsur tanket dhe automjetet tjera të blinduara ruse.

Pamje nga afër e një barrikade anti-tank e vendosur në rrugë.