Ditët e fundit të rezistencës së mbrojtësve ukrainas në Azovstal

Një ushtar ukrainas shihet në kompleksin e çelikut dhe hekurit, Azovstal në Mariupol.

Ushtarët e fundit në Mariupol iu dorëzuan forcave ruse më 16 maj dhe që atëherë po mbahen si të burgosur në territorin e kontrolluar nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Shumë zyrtarë rusë dhe separatistë kanë pasur një armiqësi të veçantë ndaj mbrojtësve në Azovstal, shumica e të cilëve ishin pjesëtarë të regjimentit ultranacionalist Azov. Zyrtarët rusë kanë kërkuar që pjesëtarët e këtij regjimenti të përballen me tribunave, e madje edhe me dënim me vdekje.
 

Regjimenti Azov është një grup vullnetarësh i krahut të djathtë që është pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës që nga viti 2014. Ky grup që paraprakisht njihej si milici paramilitare me emrin Batalioni Azov, përkrah ideologji ultranacionaliste, që sipas autoriteteve në SHBA lidhet me ekstremizmin neo-nazist. Por, mbështetësit e batalionit i shohin pjesëtarët e tij si forca patriote dhe mjaft efektive në mbrojtjen e vendit.
 

Të ardhurat nga ekspozita e punës së Kozatiskiyt do të përdoren për të blerë pajisje dhe armë për Regjimentin Azov.

Më 2 gusht, ky regjimet u shpall organizatë terroriste nga Gjykata Supreme ruse, dhe familjarët e anëtarëve të këtij regjimenti druajnë se një cilësim i tillë nënkupton se të burgosurit mund të përballen me akuza për terrorizëm.
 

Në ekspozitë, nëna e Kozatskiyt, Iryna, tha se djali i saj “dëshironte të paraqiste para njerëve pasqyrën reale. Sepse fjalët që kemi dëgjuar ‘oh lufta, oh Azovstali’ janë vetëm një gjë. Ai dëshironte të tregonte se kush janë këta persona, sa të pathyeshëm janë. Trupat e tyre mund të jenë të gjymtuar, por shpirti i tyre shkëlqen”.
 

“Ai luante me rrezet e diellit. Këto janë bërë në ditët e fundit. Fotografitë janë realizuar në ditët e fundit para se të largoheshin nga Azovstali. Ata i gjetën këto rreze dhe gjetën rrugën për të dalë që aty”, tha ajo.
 

Pasi ushtarët në Azovstal u detyruan që të dorëzoheshin, Iryna tha se ka biseduar disa herë me djalin e saj dhe bisedat kanë zgjatur nga disa minuta. Herën e fundit kur ajo e telefonoi ishte pas shpërthimit më 29 korrik në burgun në Olenivka, ku dhjetëra ushtarë ukrainas, që po mbaheshin të burgosur, u vranë.
 

Moska tha se shpërthimi u shkaktua nga forcat ukrainase që, sipas saj, kryen sulmin me raketat e dhuruara nga SHBA-ja. Kievi akuzoi rusët dhe separatistët në Ukrainë për orkestrimin e shpërthimit, me qëllim, që siç tha, të fshihen torturat dhe ekzekutimet e të burgosurve në këtë burg.
 

“Më 2 gusht ai më thirri dhe më tha se hetuesit e kishin kontaktuar dhe i kishin thënë se ai gjendej në qendrën e ndalimit në Donjeck”, tha nëna e Kozatskiyt. “I thash: ‘Djali im, ne po luftojmë për ty në çdo sekondë me çdo qelizë në trupin tonë. Kurrë mos mendo se do të të harrojmë”.
 

Një ushtar i lënduar brenda Azovstalit.
 

Qëkur janë publikuar fotografitë, Iryna tha se shumë njerëz kanë filluar që ta njohin në rrugë. Ajo tha se njerëzit i afrohen dhe i japin mbështetje dhe e përqafojnë.
 

Ushtari i Regjimentit Azov, njëherësh fotografi Dmytro Kozatskiy, që ka nofkën “Orest”.