Ukrainasit bëjnë automjete sulmuese me pjesë të ricikluara

Volodymyr Tarhov duke qëndruar përkrah një automjeti sulmues të shpejtë në një garazh në rajonin Zaporizhja të Ukrainës.

Tarhov dhe miku i tij, Dmytro, projektojnë dhe bëjnë automjete sulmi të njohura si 'buggie', me të cilat po e pajisin ushtrinë ukrainase.

Një automjet i tillë është testuar më 12 gusht.

"Ka një mjet për çdo detyrë", thotë Tarhov. "Automjetet tona nuk mund të ngasin me fuqinë e një transportuesi të blinduar të personelit. Por, ato janë të lëvizshme, të lehta, dhe të vështira për t'u synuar dhe praktikisht të pamundura për t'u shkatërruar me një raketë kundër tank".

Dmytro (në foto) kalon pothuajse të gjithë kohën e tij të lirë në garazh duke bërë automjete të tilla. Ai dhe Tarhov kanë prodhuar nga e para pesë automjete deri më tani, me pesë të tjera duke i përgatitur.

Dmytro (djathtas) dhe një tjetër vullnetar teksa punojnë në një prej automjeteve.

Transportuesve të shpejta u mungojnë blindat, por ato u ofrojnë ushtarëve një fushë për zjarr pothuajse të papenguar dhe mund të kthehen në vend nëse nevojitet të bëhet një tërheqje urgjente. Këto automjete përdoren për të bartur ushtarë dhe municione dhe mund të evakuojnë luftëtarët e plagosur nga vija e frontit.

Automjetet e prodhuara në garazhin e Zaporizhjas janë të pajisura me nga një barelë në secilën anë.

Për ndërtimin e këtyre automjeteve përdoren materiale të ndryshme, duke përfshirë motorët e makinave të përdorura, të cilat Tarhov dhe Dmytro i blejnë me donacione.

Dmytro duke punuar me një pjesë të automjetit.

Që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, forcat ukrainase kanë përdorur këto automjete të vogla, të shpejta dhe të hapura, për detyra jashtë rrugës. Në prill 2022, disa u panë të pajisura me raketa antitank që me sa duket u përdorën për sulme rrufe mbi ushtrinë ruse.
 

Dmytro përgatit një nga automjetet për ta testuar.

"Edhe nëse (një pjesë) është sado pak e konsumuar, ne përsëri e zëvendësojmë atë me një pjesë tjetër rezervë", i tha Dmytro agjencisë Reuters. "Pse? Për shkak se automjeti po shkon në një mision, ai duhet të funksionojë, nuk duhet të ndalet dhe të lërë (ekuipazhin). Kjo është mënyra e vetme e saktë për t'i ndërtuar dhe mirëmbajtur këto automjete të vogla. Ne e marrim atë shumë seriozisht, shumë seriozisht", shtoi ai.

Dy ukrainas në rajonin juglindor të Zaporizhjas riciklojnë motorët e automjeteve të vogla të shpejta për ushtrinë në vijën e parë të frontit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)