Ukrainasit ruajnë frontin në Toreck kundër sulmeve të pamëshirshme ruse
Ushtarët ukrainas janë duke luftuar për t’i ruajtur pozicionet afër Toreckut – dikur qytet minerar - teksa forcat ruse tentojnë të zaptojnë më shumë tokë të rajonit të Donjeckut.
Toretsku është në shënjestër të avionëve dhe artilerisë ruse. Grupet pushtuese ruse po tentojnë t’i afrohen qytetit, mirëpo po zmbrapsen prej Brigadës së 95-të të ushtrisë ukrainase.
Ky qytet industrial në lindje të Ukrainës është raportuar të ketë qenë i qetë deri në qershor, kur trupat ushtarake ruse kanë avancuar.
Obus 105-milimetërsh, L119, i prodhimit britanik, i ofruar nga aleatët e Ukrainës.
Ushtria ukrainase sulmon shënjestra varësisht prej koordinatave që pranon dhe më pas fshihet, në mënyrë që dronët rusë të mos e vërejnë.
Ushtarët ukrainas janë duke përdorur lansues amerikan granatash MK 19, si mbulesë për pozicionet e avancuara ukrainase, dhe kështu tentojnë t’i pamundësojnë përparimin ushtrisë ruse.
Një lansuses granatash MK 19 duke u mbushur.
Granata të shpenzuara nga granatahedhësi MK 19.
Rekomandohet që rreth Toreckut të lëvizet në errësirë, sepse gjatë ditës lëvizjet janë shpesh të vërejtshme nga dronët kamikazë që përdorin rusët. Rreziqe ka edhe natën, por, më pak.
Deri vonë, Torecku nuk është përballur me shkallën e dëmeve që janë regjistruar në vendbanime tjera të Donjeckut. Megjithatë, prej muajit të kaluar, forcat ruse kanë nisur të përparojnë drejt qytetit.
Serhiy Hrabskiy, kolonel i pensionuar i ushtrisë ukrainase, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, Torecku është objektiv parësor tani për komandantët rusë, sepse kapja e tij i jep Rusisë kontroll mbi një zonë të madhe urbane, që shtrihet përgjatë skajeve perëndimore të rajonit Donjeck.