"Jemi lodhur duke ikur nga lufta": Ukrainasit mes konfliktit Izrael-Hamas
Your browser doesn’t support HTML5
Pasi i ikën pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga ana e Rusisë më 2022, rreth 14.000 shtetas ukrainas që janë strehuar në Izrael, e kanë gjetur veten përsëri nën sulme, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, nisën një sulm të paprecedent ndaj vendit. Një refugjate ukrainase, që ka ikur nga okupimi mizor rus në Buça, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmi “ishte si déjà vu”. Në Rripin e Gazës, një nënë ukrainase dhe familja e saj kanë kërkuar dalje të sigurt nga territori, i cili po bombardohet ashpër nga Izraeli. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)