"Qaj çdo ditë": Ukrainasit nxitojnë të largohen mes avancimit të forcave ruse

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet ukrainase po nxitojnë t’i evakuojnë banorët nga qyteza e Mirnohradit, në rajonin lindor Donjeck, teksa trupat ruse po përparojnë. Rreth 1.500 banorë të vendbanimit që ndodhet vetëm pak kilometra larg Pokrovskut – i cili, sipas autoriteteve, mund të bjerë së shpejti – u evakuuan ditëve të fundit. Zyrtarët ukrainas thonë se rreth 50.000 njerëz ende jetojnë në Pokrovsk dhe në zonat përreth, përfshirë nja 16.000 në Mirnohrad. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)