Familjarët kërkojnë në internet të dashurit e tyre
Your browser doesn’t support HTML5
Pas disa javësh kërkimi, Lilia Borysovska zbuloi se vëllai i saj po mbahej në një burg në një pjesë të Ukrainës të pushtuar nga Rusia. Por, ajo është relativisht me fat. Shumë ukrainas janë ende në kërkim të dëshpëruar për të dashurit që janë zhdukur pa gjurmë. Policia ka regjistruar 15,000 persona të zhdukur dhe një platformë online vullnetare regjistron 100-150 raste të reja çdo ditë.