Ukrainasit e Bosnjës luten për paqe në atdheun e të parëve
Your browser doesn’t support HTML5
Teksa Rusia po grumbullon trupa afër kufijve me Ukrainën, pjesëtarët e komunitetit të vogël ukrainas të Bosnjës dhe Hercegovinës po luten për paqe në atdheun e të parëve të tyre. Ukrainasit kanë mbërritur në atë që është Bosnja e sotme gjatë fundit të shekullit të 19-të, dhe sot komuniteti numëron rreth 2,300 pjesëtarë. Disa prej tyre kanë përjetuar edhe Luftën e Bosnjës të viteve të 1990-ta, e cila i ka marrë jetën mbi 100,000 njerëzve, dhe ata luten që Ukraina të mos e përjetojë “barrën” e një konflikti të madh. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)