'Ku mund të shkoj me dhinë time?’: Ukrainasit afër vijës së parë të frontit
Your browser doesn’t support HTML5
Rrugë të zbrazura, ndërtesa të bombarduara dhe kratere të gjatësisë së një autobusi. Por, asnjëra nuk përbën arsye të mjaftueshme për banorët e paktë të fshatit ukrainas, Novomihajlivka, që të largohen prej aty. Bombardimet ruse e kanë shkatërruar gjithë territorin, por aty janë ende pak banorë që kujdesen për kopshtet e tyre, apo ndonjë dhi të vetmuar. Ushtarët ukrainas thonë se rusët po e sakrifikojnë vazhdimisht këmbësorinë në rajonet e afërta.