Mykola, ukrainasi që refuzoi të ikte nga lufta
Mykola Honchar, 58 vjeç, refuzoi të evakuohej nga fshati i tij Bohorodychne kur u sulmua nga forcat ruse në qershor 2022. "Është atdheu im. Nëna ime është ruse, por unë kam lindur këtu... Ku të shkoj tjetër?".
Mykola dhe nëna e tij 92-vjeçare, Nina (majtas), mbijetuan gjatë dy muajve pushtim gjatë verës së vitit 2022 duke u mbështetur në racionet ushqimore nga ushtarët rusë. "Ata na dhanë cigare dhe racione të thata, duke përfshirë mish të konservuar", thotë ai. “Gjëja kryesore ishte të kishim diçka për nënën”.
Shtëpia e tyre, si shumë të tjera në fshat, pothuajse u shkatërrua nga granatimet. Pavarësisht kushteve të këqija të jetesës, Mykola refuzon të lërë nënën e tij.
Vendbanimi u rimor në mes të shtatorit nga forcat e armatosura të Ukrainës. “E vetmja gjë që mund të bësh është të ecësh mes rrënojave. (Nuk ka) asgjë”, thotë ai.
Një kornizë televizori e vjetër përdoret si mbajtëse për bimët në kopshtin e tyre. Deri në fund të majit, vetëm 18 persona ishin kthyer në fshatin e shkatërruar.
Pa punë, Mykola (djathtas i dytë), tani e kalon kohën duke bartur kuti me ushqime të sjella nga vullnetarët. Ura që dikur përshkonte lumin Siverskiy Donjeck -- duke i lejuar banorët të udhëtonin për punë dhe kohë të lirë -- shihet e përmbytur në sfond.
Qeni i Mykolas, Putin -- një emër që ia vunë ushtarët ukrainas me arsyetimin "sepse ai është i keq, dhe përpiqet t'i kafshojë të gjithë" -- e pret atë pranë një kryqi të thyer në varrezat e fshatit.
Vëllai i Mykolës, Vasyli me gruan e tij, Lubova, u vranë nga mortajat ruse më 10 korrik 2022. Ai u detyrua t'i varroste në oborrin e tyre për shkak të granatimeve.
Në pranverë, nipi i Mykolas udhëtoi nga Kievi për t'i zhvarrosur trupat e prindërve të tij. “I rivarrosëm në varreza, si njerëz”, tha Mykola.
Mykola kujdeset për dy patat që më parë i përkisnin familjes së vëllait të tij. Pa punë, ai e kalon kohën duke kërkuar materiale për të riparuar shtëpinë e tij. "Më duhen materiale ndërtimi dhe mjete, por nuk dua t'i mbledh nga shtëpia e shkatërruar e dikujt", thotë ai.
Mykola qëndron në një nga zonat e pakta të shtëpisë së tij që është ende e banueshme. Atij i kishin thënë se do të jepeshin dru për ngrohje, por "ato janë vetëm premtime".
Ikonat fetare dhe paketat e cigareve shihen pranë një pasqyre ku shihet reflektimi i Mykolas. Pavarësisht vështirësive, ai po përpiqet të ruajë pozitivitetin. “Disa njerëzve u janë shkatërruar shtëpitë totalisht -- ky është pikëllim. Ne do të mbijetojmë”, thotë ai.
"Dimri vjen së shpejti", thotë Mykola, i vendosur të mos e kalojë këtë dimër sikurse dimrin e kaluar. “Ne mbjellim patate dhe domate. Ato do të rriten - për sa kohë që nuk ka më granatime”.