Ukraina “mund të mbytet” nga Rusia
Your browser doesn’t support HTML5
Rusia po zhvillon stërvitje “të paprecedente” detare në Detin e Zi, duke rritur edhe më shumë frikën për pushtimin e Ukrainës. Stërvitjet, që janë planifikuar të zgjasin deri më 19 shkurt, kanë ndërprerë korsitë e transportit detar, që janë jetike për eksportet e Ukrainës. Sipas Shteteve të Bashkuara, Rusia gjithashtu ka grumbulluar rreth 130,000 trupa në kufijtë lindorë dhe veriorë të Ukrainës dhe mund të sulmojë në çdo moment - gjë të cilën Moska e mohon. Por, edhe pa pushtim, bllokada e rrugëve detare të Ukrainës mund ta mbysë vendin ekonomikisht. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)