Ukraina thotë se po i ndihmon me ushqime civilët në rajonin rus
Your browser doesn’t support HTML5
Spitalet dhe dyqanet në zonat e kontrolluara nga Ukraina në Rusi nuk janë duke punuar, ndërsa civilët atje po përballen me mungesë ushqimesh dhe uji, sipas një këshilltari të lartë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, Mykhaylo Podolyak tha se Ukraina po ofron ndihmë humanitare dhe se po e mbron popullatën atje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)