Eksod nga Hersoni para afrimit të forcave ukrainase
Civilët duke zbritur nga një traget për të shkuar drejt mjeteve të transportit që do t’i çonin ata në Krimenë e okupuar nga Rusia, gjatë një dite me shi në Oleshki, në rajonin ukrainas të Hersonit, më 23 tetor.
Një grua e moshuar duke zbritur nga një barkë në Oleshki, gjatë evakuimeve nga Hersoni, më 23 tetor.
Një ditë më herët, autoritetet e instaluara nga Rusia në Herson përsëritën thirrjet për largimin e civilëve nga qyteti-port në Ukrainën jugore, duke apeluar te banorët për “kujdes për sigurinë e familjes dhe miqve”.
Hersoni i fotografuar në maj, tre muaj pasi u mor në kontroll nga forcat ruse gjatë luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.
Hersoni ka rëndësi vitale strategjike dhe simbolike për luftën e Rusisë dhe Kremlini duket të jetë duke përgatitur qytetin për një betejë të madhe tokësore, teksa trupat ukrainase po afrohen gjithnjë e më shumë.
Civilë nga Hersoni duke arritur në stacionin hekurudhor Dzhankoi, në Krimenë e okupuar nga Rusia, për të pritur për transport drejt Rusisë, më 21 tetor.
Analistët thonë se një arsye për thirrjet “zyrtare” për largimin e banorëve nga qyteti gjatë ditëve të fundit është frika se banorët pro-Ukrainës mund t’iu ndihmojnë forcave ukrainase nëse ato hyjnë në qytet.
Demonstruesit pro-Ukrainës duke u ballafaquar me një kolonë ushtarake ruse në Herson, në mars.
Qyteti jugor u bë simbol i kundërshtimit në fillim të pushtimit, teksa banorët rrezikuan jetën e tyre për të protestuar kundër okupimit rus.
Një burrë duke bartur një bebe në një karrocë nëpër shkallët e stacionit të trenave Dzhankoi, në Krime, më 21 tetor.
Rreth 25.000 njerëz janë larguar nga rajoni që nga 18 tetori, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Një vullnetar në qytetin rus Anapa duke ndarë ndihma me shenja pro-pushtimit, më 21 tetor.
Pamjet që tregojnë se lufta e Rusisë po ngec janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur në mediat e kontrolluara nga shteti në Rusi, por agjencia ruse e lajmeve TASS ka publikuar dhjetëra fotografi nga evakuimet në Herson.
Banorët e Hersonit në një stacion trenash në Krime, duke pritur për transport drejt Rusisë, më 20 tetor.
Kyrylo Budanov, zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase, thotë se ka mundësi që evakuimi shumë publik i banorëve nga Hersoni mund të jetë mënyrë për ta tërhequr Ukrainën në një betejë të kushtueshme urbane.
Një traget duke larguar banorët nga Hersoni, më 20 tetor.
Budanov thotë se forcat ruse “po krijojnë iluzionin se gjithçka është e humbur. Dhe, në të njëjtën kohë, ato po sjellin njësite të reja ushtarake dhe po i përgatisin rrugët e Hersonit për mbrojtje”.
Një ushtar ukrainas në një llogore të marrë nga rusët, në rajonin e Hersonit, më 12 tetor.
Ukraina raportohet se është duke avancuar në rajonin e Hersonit, por përparimet e tyre po përballen me rezistencë të fuqishme përreth qytetit të Hersonit. Zyrtarët ukrainas pohojnë se deri në 45 grupe batalionesh taktike ruse tani mund të jenë duke pritur një avancim ukrainas përreth Hersonit.