Ukrainasit përgatiten në rast incidenti bërthamor në Zaporizhja
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur paralajmërimin e tij se Rusia po planifikon “provokime të rrezikshme” në uzinën e energjisë bërthamore në Zaporizhja. Së voni, ekipet lokale të emergjencës ushtruan ndërmarrjen e masave të dekontaminimit, në rast të një rrezatimi të madh, dhe evakuimin e qindra mijëra banorëve nga katër rajone ukrainase. Shkelja e protokolleve të sigurisë përbën shqetësim të vazhdueshëm, që kur forcat ruse okupuan uzinën energjetike, në marsin e vitit 2022. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)