Edhe tri anije me drithëra largohen nga portet e Ukrainës

Anije të ngarkuara me grurë ukrainas.

Tri anije tjera u larguan nga portet ukrainase në mesditën e 1 nëntorit, sipas marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi.

Kështu tha qendra koordinuese e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Në deklaratë u tha se në koordinim me delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së në qendrën me bazë në Stamboll, dhe se delegacioni rus ishte informuar.

Ky eksport është realizuar pavarësisht faktit që Rusia është tërhequr nga marrëveshja më 29 tetor, duke pretenduar se nuk mund të ofrojë më garanci për anijet civile.

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor "nëse asnjë palë nuk kundërshton", tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor.

Ajo çliroi eksportet nga tri portet e Ukrainës - Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne - të cilat ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Me këtë marrëveshje u lejua që afro nëntë milionë tonë drithë të largoheshin nga këto tri porte.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

SHIKONI EDHE: Lufta në Ukrainë shkakton mungesa globale të ushqimit

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.