Ukraina zmbraps forcat ruse afër Donjeckut

Your browser doesn’t support HTML5

Forcat ukrainase thanë se kanë zmbrapsur përpjekjet e forcave ruse për të depërtuar në fshatin Krasnohorivka, në rajonin lindor ukrainas të Donbasit. Një ushtar ukrainas i tregoi Radios Evropa e Lirë më 13 prill se si njësia e tij ndaloi përparimin e shtatë tankeve ruse, të cilat po përpiqen që të krijojnë një korridor në perëndim të qytetit të Donjeckut. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)