Një tjetër front i luftës në Ukrainë: Mbajtja në punë e termocentraleve

  • Reuters

Një punëtor duke punuar për të riparuar një termocentral të dëmtuar nga një sulm rus me raketa, në një vend të pazbuluar në Ukrainë, 28 nëntor 2024.

Pamje e dëmeve të shkaktuara nga një sulm rus me raketa.

Një pjesë e raketës ruse që sulmoi termocentralin në Ukrainë.

Punëtorët duke punuar për sanimin e dëmeve në termocentral pas sulmeve ruse. 

Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke i lënë më shumë se 1 milion njerëz pa rrymë në motin e ftohtë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e akuzoi Rusinë për "përshkallëzim të neveritshëm" të konfliktit, pasi Ministria e Brendshme e Ukrainës regjistroi dëme në infrastrukturë në nëntë rajone.

Sulmi e detyroi operatorin kombëtar të rrjetit elektrik, Ukrenerho, të njoftojë menjëherë për ndërprerje emergjente të furnizimit me rrymë, tha ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit.

"Edhe një herë, sektori energjetik është nën një sulm masiv armiqësor. Sulmet ndaj objekteve të energjisë po ndodhin në të gjithë Ukrainën", shkroi Halushchenko në rrjetet sociale.

Raportohet se Kievi gjithashtu i shkëputi nga rrjeti elektrik disa njësi të centraleve bërthamore gjatë sulmit. Ukraina e prodhon më shumë se gjysmën e energjisë elektrike nga centralet bërthamore.

Një punëtor mban afër një qen brenda termocentralit të dëmtuar nga sulmet ruse. 

Një punëtor duke kryer punë për sanimin e dëmeve në termocentralin e dëmtuar nga raketat ruse më 28 nëntor. 

Sulmi me raketa ruse ndodhi në një ditë kur temperatura në të gjithë Ukrainën kishte rënë nën zero gradë.

Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)