Raketat ruse dhe sulmet me dronë të prodhuar në Iran kanë shkatërruar mbi një të tretën e sektorit të energjisë së Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky, gjatë një konference më 25 tetor lidhur me rindërtimin e Ukrainës.
“Rusia po shkatërron gjithçka, prandaj është shumë e vështirë për ne që ta kalojmë dimrin”, tha Zelensky teksa iu adresuar përmes video-lidhjes konferencës në Berlin.
Në këtë konferencë morën pjesë kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
SHIKONI EDHE: Kriza me energji: Ukrainasve u bëhet thirrje të mbushin të gjitha bateritëVon der Leyen tha se sulmet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës përbëjnë “akt të pastër të terrorizimit”. Ajo tha se shkalla e shkatërrimit të Ukrainës është “tronditëse”, teksa Banka Botërore vlerëson se dëmi total ka arritur në 350 miliardë euro.
Presidentja e KE-së tha se duhet të lansohet një platformë koordinuese për rindërtimin e Ukrainës “sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësi para fundit të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm”.
Gjatë konferencës, Scholz deklaroi se sulmet e vazhdueshme ruse me dronë paraqesin një pikë të re të ulët të luftës së Moskës kundër Ukrainës, por edhe një shenjë të dëshpërimit të Moskës.
Scholz tha se rindërtimi i Ukrainës është një “detyrë brezash” dhe duhet të nisë menjëherë, edhe kur po vazhdon pushtimi rus.
“Këtu bëhet fjalë për krijimin një Plani të ri Marshall për shekullin e 21-të – një detyrë brezash që duhet të nisë tani”, tha ai.
SHIKONI EDHE: Zelensky sugjeron se Rusia po i paguan dronët iranianë me ndihmë bërthamoreMegjithatë, Zelensky tha se Ukraina ende nuk ka pranuar “asnjë cent” për planin e rindërtimit të shpejtë, që është në vlerë prej 17 miliardë dollarësh.
Ai po ashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të mbulojë deficitin buxhetor për vitin e ardhshëm, që pritet të jetë 38 miliardë dollarë.
Ndërkaq, ministri i Komuniteteve dhe Zhvillimit të Territoreve të Ukrainës, Oleksiy Chernyshov, tha se rindërtimi i Ukrainës duhet të nisë tani, kur luftimet po vazhdojnë.