Ukraina ndërton qytet nëntokësor përgjatë vijave të frontit
Your browser doesn’t support HTML5
Forcat ukrainase po ndërtojnë llogore të fortifikuara prej qindra kilometrash, përgjatë vijave të frontit, në përpjekje për ta penguar përparimin e ushtrisë ruse. Në një pjesë të rajonit të Harkivit, një rrjet tunelesh po shërben si shtab nëntokësor i pajisur mirë për ushtarët e vendosur atje, për atë që mund të jetë një ofensivë e intensifikuar ruse në pranverë. (Përgatiti: Trim Haliti)