Ukrainasit përdorin mortaja të viteve ‘70 në betejën për Donbasin

Your browser doesn’t support HTML5

Trupat ukrainase po përdorin çfarëdo që po iu bie në dorë në betejat e tyre kundër forcave pushtuese ruse. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, vizitoi një njësit afër Soledarit, në Ukrainën lindore, i cili ishte i armatosur me mortaja franceze të vitit 1973. Armatimi mund të jetë i vjetër, por një ushtar ka thënë se ai, megjithatë, është më i mirë se mortajat e prodhimit sovjetik që i përdornin më parë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)