Ukraina ndërton mbrojtje të reja teksa Rusia synon më shumë se Avdivkën
Your browser doesn’t support HTML5
Pasi u tërhoqën nga Avdivka, njësitë ukrainase janë duke u ngutur për të ndërtuar pozicione të reja mbrojtëse në perëndim të qytetit. Siç raporton nga terreni ekipi i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, shumë banorë të Avdivkës kanë ikur. Kievi i akuzon forcat ruse se kanë shtënë me armë mbi tetë të burgosur të luftës, dhe e postoi një video që ka për qëllim ta shfaqë një incident. Analisti ushtarak, Yan Matveev, thotë se “disiplina shumë e ulët, pandëshkueshmëria, neglizhenca dhe brutaliteti brenda ushtrisë ruse” kanë mundur të jenë faktorët kontribuues. (Përgatitën: Ekrem Idrizi dhe Bujar Tërstena)