Beteja për Ukrainën Lindore
Punonjësit mjekësorë duke i ndihmuar një burri të plagosur rëndë gjatë bombardimit të Harkivit, më 27 prill.
Shkrepje mashtruese të lëshuara nga një Sukhoi SU-25, që po i ofronte mbështetje ajrore trupave ukrainase, gjatë luftimeve afër Jampilit, në rajonin e Donjeckut, më 27 prill.
Pasojat e një sulmi ajror afër një stacioni hekurudhor në Liman, në rajonin e Donjeckut, më 28 prill.
Luftëtarët separatistë të mbështetur nga Kremlini duke lëvizur me një autoblindë në rajonin e Donjeckut, më 27 prill.
Ushtarakë ukrainas duke vendosur një mitraloz mbi një tank, në rajonin e Donjeckut, më 27 prill.
Shtëllunga tymi duke u ngritur mbi peizazhin e rajonit të Luhanskut, pas bombardimeve, më 26 prill.
Varre me numra, pa emra, në varrezën e Starokrimskojes, në Mariupol, më 26 prill.
Punonjësit mjekësorë duke bartur një burrë të plagosur, pas bombardimeve në Harkiv, më 27 prill.
Armë perëndimore kundërtanke, të ekspozuara në një depo armësh, që Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se është marrë në kontroll nga trupat ruse. Fotografia është publikuar më 27 prill.
Një ushtarak ukrainas duke riparuar një tank në rajonin e Donjeckut, më 27 prill.
Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase duke ecur nëpër një llogore, përgjatë një pike kontrolli në rajonin e Zaporizhjës, më 27 prill.
Tymi duke u ngritur në ajër pas një sulmi ushtarak afër një stacioni hekurudhor në Liman, në rajonin e Donjeckut, më 28 prill.
Një burrë duke gatuar jashtë një bunkeri të një fabrike në Severodonjeck, më 27 prill.
Një luftëtar ukrainas duke pastruar pushkën e tij, afër vijës së frontit, në Sviatohirsk, më 27 prill.
Trupi i një luftëtari të vdekur ukrainas duke qëndruar mes rrënojave, në një vend të panjohur. Fotografi e publikuar më 27 prill.
Një grua duke pirë cigare brenda një bunkeri, që po shërben si strehim kundër bombave, në Severodonjeck, më 27 prill.