Gjetja e kufomave të rusëve përgjatë "Rrugës së vdekjes"
Vullnetarë ukrainas duke bartur trupin e një ushtari rus të vdekur në fshatin Blahodatne në Ukrainën juglindore, më 8 shtator.
Tre muaj pas betejës për çlirimin e fshatit, zona është konsideruar mjaft e sigurt për vullnetarët për të filluar detyrën e tmerrshme të gjetjes së trupave. Rruga për në fshat u quajt "Rruga e vdekjes" për shkak të numrit të ushtarëve rusë të vrarë.
Volodymyr, 50-vjeçar (djathtas) dhe një koleg i tij shihen duke bartur trupin e një ushtari rus të vdekur pranë një kamioni të djegur. "Ne do të kërkojmë me sytë tanë. Dhe duke nuhatur nga era", tha ai.
Për t'u siguruar që trupat e të vdekurve të lënë gjatë tërheqjes së forcave ruse të mos jenë ndonjë kurth, ushtarët shpesh përdorin provën me shkopinj për të hetuar trupat.
"Ata lanë të plagosur dhe të vdekur rrugës dhe u arratisën në Urozhajne. Por, ata nuk qëndruan as në Urozhajne për shumë kohë. Pati luftime intensive për Urozhajnen", tha Volodymyr, duke iu referuar një fshati aty pranë që u rimor më vonë.
Një ushtar ukrainas shihet duke shpalosur flamurin kombëtar në fshatin e sapoçliruar Blahodatne në këtë fotografi nga arkivi të datës 17 qershor.
Forcat ruse u detyruan të tërhiqen shpejt nga fshati, duke lënë pas shokët e tyre të vrarë gjatë kundërofensivës.
Një tjetër imazh nga 17 qershori tregon një ushtar ukrainas duke qëndruar pranë trupit të një ushtari rus.
Që kur Kremlini filloi pushtimin e tij në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer në mënyrë rutinore të burgosurit e luftës dhe të vdekurit.
Volodomyri duke kontrolluar me kujdes trupin e një ushtari rus të vdekur më 8 shtator, ndërsa kolegu i tij shikon. "Shifrat identifikuese të stampuara dhe çdo identifikim tjetër mbi trupat e tyre, e bën më të lehtë të shkëmbejmë një person të identifikuar me ushtarët tanë", tha ai.
Vasiliy, një vullnetar 53-vjeçar dhe kolegu i tij duke bartur trupin e një ushtari rus.
"Ne i marrim trupat e tyre. Ne organizojmë shkëmbime për të burgosurit tanë që janë gjallë. Dhe për trupat e djemve tanë", tha Vasiliy. "Ti e di që një nënë mund të shkojë t'i vizitojë varrezat."
Grupi i vullnetarëve gjeti nëntë trupa, të cilët do të dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore përpara se të shkëmbehen me të burgosur ukrainas dhe të vdekur.