Të vrarë e të plagosur teksa Rusia godet Ukrainën nga ajri
Your browser doesn’t support HTML5
Moska ka kryer një mori sulmesh që duken të jenë hakmarrëse ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, të cilën e ka fajësuar për shpërthimin në urën që e lidh Rusinë me Gadishullin e zaptuar ukrainas të Krimesë. Presidenti i Ukrainës ka thënë se ka të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimet që goditën qytetet në mbarë vendin, më 10 tetor. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)