Vendbanimeve të çliruara ukrainase "po iu kthehet jeta"
Fqinjët duke u përqafuar me njëri-tjetrin, pas kthimit në fshatin e çliruar të Kamjankës, në rajonin e Harkivit, më 2 tetor.
Hryhoriy Yanchenko, veteran i ushtrisë sovjetike, i cili ka ikur në Zaporizhja nga Hersoni i kontrolluar nga Rusia, duke i përshëndetur ushtarët teksa mblidhte donacione për ushtrinë ukrainase. Më 30 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dokumentet për aneksimin formal të katër rajoneve ukrainase, që janë pjesërisht të okupuara nga Moska – Zaporizhja, Herson, Donjeck dhe Luhansk. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka quajtur këtë veprim “ilegal”, dhe ai nuk është njohur nëpër botë.
Djemtë duke luajtur futboll pranë një shkolle të shkatërruar në Izjum, më 3 tetor. Pasi ushtria ukrainase e rimori kontrollin e qytetit në fillim të shtatorit, u gjet një varrezë masive me 440 varre, e cila tani po ekzaminohet nga ekspertët.
Shumë banorë më të moshuar kanë qëndruar në shtëpitë e tyre gjatë luftës, pavarësisht thirrjeve nga qeveria ukrainase që ata të zhvendoseshin në ndonjë vend më të sigurt – një opsion që shumë njerëz në Izjum e patën vetëm përkohësisht në pranverë, para se qyteti të okupohej. Mykola, 62-vjeçar, shihet në këtë foto duke bartur një derë me një karrocë, për të riparuar shtëpinë e tij. Pa rrymë apo gaz, banorët duhet të përgatiten për dimrin e afërt.
Banorët dhe automjetet ushtarake duke e kaluar një urë të përkohshme në Izjum, e cila ka zëvendësuar një tjetër që është shkatërruar.
Një ushtar ukrainas duke u qethur në një pyll, në qytezën e sapoçliruar të Limanit. Çlirimi i këtij vendbanimi kyç konsiderohet disfatë e madhe për forcat ruse.
Një burrë duke mbushur ujë para një ndërtese të shkatërruar banimi në Liman. Banorët e Limanit kanë jetuar pa rrymë, pa gaz dhe pa ujë të pijshëm që nga mesi i majit.
Njerëzit duke qëndruar para një ndërtese, afër manastirit të Sviatohirskut. Sipas autoriteteve ukrainase, manastiri ortodoks është dëmtuar gjatë bombardimeve ruse në këtë qytezë, në qershorin e 2022-tës.
Një burrë duke përdorur telefonin e tij mobil, më 3 tetor, teksa qëndronte në një urë të shkatërruar nga një sulm ajror rus, në Sviatohirsk.
Një autoblindë e shkatërruar luftarake ruse në një fushë në rajonin e Harkivit. Kundërofensiva e madhe e Ukrainës në shtator ka çuar në kritika të ashpra ndaj komandantëve ushtarakë të Moskës, dhe përbën një sfidë për Putinin, teksa humbjet e Rusisë po shtohen.