Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin në çdo diskutim për një zgjidhje të luftës kundër Rusisë, që ka nisur më 2022.
Zelensky shkoi në X se ai dhe Rutte kanë analizuar kontaktet me partnerët e Ukrainës dhe “koordinimin e hapave tanë të ardhshëm”.
“Ne nuk mund ta lejojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin ta mashtrojë dikë sërish”, shkroi Zelensky.
“Para çdo negociate të mundshme, të gjithë partnerët duhet ta kuptojnë qartë se garancitë e forta të sigurisë janë prioritet për një paqe të qëndrueshme”.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të martën u takuan në Riad dhe u pajtuan për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe thanë se kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.
SHIKONI EDHE:
Trump e quan Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, i bën thirrje të “veprojë shpejt” Trump duket se fajëson Ukrainën për luftën, por është “i sigurt” për arritjen e një marrëveshjeje paqejePresidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të duhet kohë për të organizuar një samit me presidentin amerikan, Donald Trump.
Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë pasi Trumpi e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, pas refuzimit të Ukrainës që të mbajë zgjedhje në kohë lufte.
Trump po ashtu ka lënë të kuptohet se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës më 2022.
Rutte po ashtu shkroi në X se ka pasur një “bisedë të mirë” me të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, i cili po zhvillon vizitë në Ukrainë.
Zelensky po ashtu duke iu referuar këtyre diskutimeve, tha se çështja duhet të përqendrohet “në arritjen e paqes së garantuar, jo vetëm të një armëpushimi të përkohshëm. Duhet të ketë besim që pas disa muajsh apo vitesh, Putin nuk do të kthehet me luftën e tij”.