Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka rekomanduar që uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret për pije, por vetëm për pastrim.
Kjo pasi, sërish në analizimin e mostrave të marra nga ky liqen janë vërejtur nivele të ngritura të manganit.
Edhe vitin e kaluar, IKSHPK kishte rekomanduar mospërdorimin për pije të ujit të Badocit, për shkak të ngritjes së vlerave të manganit.
Ky institut tha se paraqitja “e fenomenit” të manganit në Badoc është dukuri e vazhdueshme, që ndodh “kryesisht në kohën e ndërrimit të stinëve”.
SHIKONI EDHE: Krejt çfarë duhet të dini për rritjen e vlerave të manganit në liqenin e Badocit“Të dhënat e analizave të bërë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake, si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, tha IKSHPK.
IKSHPK-ja ka publikuar një hartë të zonave që furnizohen me ujë të pijes nga liqeni i Badocit. Ndër to janë disa lagje të Prishtinës, sikurse Matiqani, Aktashi, Bregu i Djellit, e lagja e spitalit, por edhe Graçanica.
Instituti tha se pavarësisht se mangani konsiderohet lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, vlerat e larta të tij në ujë të pijes mund të kenë ndikim të dëmshëm në shëndet, “e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç”.
SHIKONI EDHE:
Problemet me ujin nga Badoci: “Nëse zgjatet kështu, duhet të rrimë edhe pa ujë”Ndotja e Badocit me mangan: Çka e shkaktoi dhe çfarë pasojash mund të ketë?IKSHPK po ashtu i ka kërkuar ujësjellësit rajonal “Prishtina” që të kontrollojë procesin e dezinfektimit të ujit, të përcjellë gjendjen e ndotjes organik dhe të pastrojë rrjetin e shpërndarjes, pra të gypave.