Udhëtimi më i rrezikshëm me tren në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
Treni udhëton nga Kievi për në Kramatorsk, që është ndalesa e fundit përpara vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Vagonët e tij janë të mbushur me ushtarë që kthehen nga pushimi dhe shkëmbejnë puthjet e fundit me të dashurit e tyre. Lamtumirat vijnë në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës po mbush vitin e dytë. Anëtarët e ekuipazhit të trenit shpresojnë të ketë paqe dhe thonë se të gjithë janë “të lodhur nga kjo luftë”. (Përgatitën: Valona Tela & Arben Hoti)