Twitter jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Twitter ishte jashte funksionit të enjten për mijëra përdorues në mbarë botën. 14 korrik, 2022.

Rrjeti social “Twitter Inc.” u ndërpre për mijëra përdorues në të gjithë globin të enjten, ndërprerja e parë e tillë që nga muaji shkurt, sipas faqes së internetit të gjurmimit “Downdetector.com.”

Ka pasur më shumë se 27,000 incidente të njerëzve që raportuan probleme me Twitter në Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit. Përdoruesit në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën, Brazilin dhe Italinë gjithashtu raportuan se Twitter nuk funksiononte.

Individët që tentonin të përdornin platformën e mediave sociale u përballën me një mesazh që thoshte “Tweet-et nuk po ngarkohen tani. Provo përsëri."

Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen. Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

SHIKONI EDHE: Twitter padit Elon Muskun

Twitter në shkurt pësoi një ndërprerje që pezulloi shërbimet për disa mijëra përdorues të tij. Më vonë, ajo tha se rregulloi një defekt softuerësh në faqen e saj të mikro-blogimit.

Ndërprerja vjen disa ditë pasi Twitter paditi CEO-n e Tesla-s, Elon Musk për shkeljen e marrëveshjes prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

Twitter i kërkoi një gjykate në Delaware që të urdhëronte personin më të pasur në botë që të përfundonte blerjen prej 54 eurosh për aksion të Twitter-it.