Turqia i dëbon 325 shtetas afganë

Emigrantët sirianë dhe afganë presin pasi kapen nga policia turke. (Fotografi nga arkivi)

Emigrantët sirianë dhe afganë presin pasi kapen nga policia turke. (Fotografi nga arkivi)

Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën Ministria talibane për Riatdhesim dhe Refugjatë.

Sipas kësaj Ministrie, Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë do të ofrojë nga 150 euro për secilin emigrantë të dëbuar.

Në muajt e fundit, Turqia i ka shpeshtuar bastisjet për arrestimin dhe dëbimin e afganëve, shumica e të cilëve janë pa dokumente.

Rreth 600 shtetas afganë u ndaluan nga policia gjatë bastisjeve në Stamboll në shtator dhe u dërguan në qendra ndalimi.