"Lodrat e fundit" për fëmijët që vdiqën nga tërmeti

Dhjetëra balona janë varur nëpër mbeturinat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në qytetin Antakia.

Autori i veprës, Ogun Sever Okur, thotë se ato janë  "lodrat e fundit" si dhuratë për fëmijët që vdiqën nga tërmeti.

 

Ogun Sever Okur, 38-vjeçar, mes balonave të varur në rmbetjet e rrënojave të një ndërtese të shembur në Antakya, Turqi.

Një pamje nga lart e rrënojave ku 38- vjeçari Ogun Sever Okur ka lidhur balona në kujtim të fëmijëve të vrarë nga tërmeti.

Ogun Sever Okurt duke fryrë balona mbi mbeturinat e një ndërtese të shembur në Antakya, Turqia jugore më 21 shkurt 2023.

Balonat kushtuar fëmijëve që vdiqën nga tërmeti shihen natën të lidhur në rrënoja në zonën Hatai, në Turqi, 20 shkurt 2023. 

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, të enjten ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese që nga 6 shkurti, ka arritur në 43.556.

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.

UNICEF-i nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë nga tërmetet në Turqi e Siri.

Sipas autoriteteve turke, që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit ka pasur edhe 7.930 pasgoditje.

Një balon i lidhur mes rrënojash ndërsa pranë shihet një trotinet dhe gjësende fëmijësh.

Balona janë vendosur në një ndërtesë të shembur në qytetin e Antakias.

Një punëtor shëndetësor duke kaluar pranë rrënojave ku janë lidhur balona kushtuar fëmijëve që vdiqën në tërmetin në Hatai, Turqi, 19 shkurt 2023. 

Dhjetëra balona janë varur nëpër mbeturinat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në qytetin Antakia, në Turqi. Autori i veprës, Ogun Sever Okur, thotë se ato janë  "lodrat e fundit" si dhuratë për fëmijët që vdiqën nga tërmeti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)