Policia turke ka arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të Gaziantepit dhe Sanliurfës, raportuan mediat lokale, pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Sipas agjencisë së lajmeve, DHA, në mesin e të arrestuarve ka edhe kontraktorë.
Të paktën 6.000 ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Nga ky tërmet kanë vdekur mbi 25.000 persona, dhe kjo ngjarje ka nxitur zemërimin e publikut lidhur me kualitetin e dobët të ndërtimit.
SHIKONI EDHE: Mbi 25.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe SiriPritet që të ketë edhe arrestime të tjera, pasi prokurori publik në Dijarbakër – një prej dhjetë provincave që u goditën nga tërmetet – lëshoi urdhër-arreste për 29 persona të shtunën, raportoi media shtetërore.
Një prej të arrestuarve të shtunën ishte një kontraktor i një ndërtese në Gaziantep, raportoi media shtetërore, duke shtuar se ai u gjet nga Policia në Stamboll.
Ka pasur një valë të hetimeve të nisura nga prokurorët në provincat e goditura nga tërmeti.
SHIKONI EDHE: “Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin publik lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj tërmetitMinistria e Drejtësisë së Turqisë ka urdhëruar prokurorët në dhjetë provincat turke që të themelojnë “zyra hetuese për krime sa i përket tërmeteve”.
Të premten, Policia turke arrestoi një kontraktor të një banese luksoze që u shemb në provincën Hataj. Ai u arrestua në aeroportin e Stambollit, teksa u raportua se po tentonte që të largohej nga shteti.