Tungjatjeta, botë: Dubai hap panairin monumental "Expo 2020"

Një pemë vezulluese ka zënë një vend qendror gjatë ceremonisë hapëse të "Expo 2020" në Dubai, më 30 shtator 2021.

Panairi është shtyrë për një vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe përbën ngjarjen më të madhe në botë me prani fizike që prej shpërthimit të pandemisë.

Vizitorët me veshje tradicionale duke ecur drejt Pavijonit të Qëndrueshmërisë.

Mbi 190 vende po marrin pjesë në panairin që shfaq zhvillimet në kulturë dhe teknologji nga shtetet, nën temat e gjera të "mundësisë, lëvizshmërisë dhe qëndrueshmërisë".

Pavijoni i Iranit, me toptha të varur prej balte të pjekur - i njëjti material që përdoret në ndërtimtari në disa rajone të vendit të Lindjes së Mesme. Vizitorët mund të provojnë qilimat e thurur dhe të shijojnë llojet e ndryshme të çajit tradicional bimor të vendit.

Dy kukulla të mëdha në Pavijonin e Iranit.

Vizitorët duke ecur nëpër një shesh kryesor të "Expo 2020", më 1 tetor.

Pavijoni i Rumanisë, tema e të cilit është ndërveprimi ndërmjet teknologjisë digjitale dhe natyrës.

Një pamje brenda Pavijonit të Rumanisë, ku ndodhet një ekran masiv LCD (i cili mund të shihet djathtas).

Disa gra kazake me veshje tradicionale, duke pozuar për një fotografi në panairin "Expo 2020".

Pavijoni i Rusisë, ku vizitorët munden "të dëgjojnë rrëfime për trashëgiminë shkencore dhe kulturore ruse, të ruajtur me kujdes gjatë rrjedhës së shekujve të fundit".

Një vizitor ka hequr këpucët e tij për të ecur nëpër "muret e ujit", në "Expo 2020".

Pavijoni i Bjellorusisë, i cili i kushton vëmendje të madhe industrisë shtetërore. Prezantimet paraqesin kompaninë ushqimore "Belgospishcheprom", dhe "potencialin eksportues të industrisë petrokimike të Republikës së Bjellorusisë".

Vizitorët duke pritur në rresht për të hyrë në Pavijonin e Serbisë. Shfaqja përfshin një ekspozitë të bazuar në civilizimin e lashtë të Vinçës, i cili jetoi në territorin e Serbisë së sotme disa mijëra vite më parë.

Një liqen artificial i krijuar për të promovuar "Expo 2020". Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpenzuar nja 7 miliardë dollarë amerikanë për këtë ngjarje, dhe presin që ajo të vizitohet nga rreth 25 milionë njerëz, para mbylljes së saj në marsin e vitit 2022.

Ndonëse është listuar si pjesëmarrës në panair, Afganistanit i ka mbetur pavijoni bosh dhe i papërfunduar. Nuk dihet nëse talibanët, që tani qeverisin vendin, do ta dërgojnë ndonjë delegacion në Dubai.

Një riprodhim i raketës "Falcon 9" të SpaceX-it përbën një ndër elementet kryesore të Pavijonit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shfaqja amerikane gjithashtu përmban një kopje të Kuranit, që dikur i përkiste ish-presidentit Thomas Jefferson.

Pavijoni i Pakistanit (majtas) dhe ai i Bahrejnit. Nja 8.000 njerëz e kanë vizituar strukturën e ylbertë të Pakistanit, në ditën e parë të panairit.

Pavijoni i Britanisë së Madhe në "Expo 2020". Struktura krijon një "poemë" të re çdo minutë, duke përdorur inteligjencën artificiale. Fjalët e çdo poeme vijnë nga vizitorët, të cilëve iu kërkohet të "dhurojnë" një fjalë në mikrofon teksa hyjnë në pavijon.

Hyrja në Pavijonin e Ukrainës. Vizitorëve në pavijon iu paraqitet një fushë e krijuar nga "kallinjtë e grurit të vërtetë, të 'nano-grurit' dhe të 'grurit digjital'", e cila, sipas krijuesve, "demonstron simbolikisht lëvizjen e Ukrainës drejt të ardhmes, në harmoni me natyrën dhe përparimin teknologjik".

Një maket i "Expo 2020". E gjithë hapësira e panairit raportohet të jetë dyfish më e madhe se qytet-shteti i Monakos.